“Është nga një tjetër planet”, Pep elozhe Haaland, Conte: E kuqja shkatërroi gjithçka

Nga De Bryne, Conte e Haaland, pas ndeshjes Pep Guardiola kishte një koment për të gjithë protagonistët e takimit Man.City-Napoli. Fjalët e tij të para ishin pikërisht për ish pinjollin e tij, Kevin De Bruyne:

“Ajo që ai ka bërë në 10 vite këtu është e vështirë për t’u kuptuar, të fitonim atë që kemi fituar pa De Bruyne do të ishte e pamundur. Më vjen keq që doli, por ishte bukur që tifozët i shfaqën të gjithë ngrohtësinë”, u shpreh fillimisht Guardiola duke i thurur më pas elozhe trajnerit Conte:

“Rezistenca e skuadrave të tij kur janë me 10 lojtarë është fantastike. Nëse skuadra ime mbetet me 10 lojtarë nuk mund të bëjë kurrë atë që bëri Napoli. Sot zhvilluam një ndeshje të mërzitshme, por pasi shënuam golin e parë ishte më e lehtë. Jam i lumtur për fitoren, por rruga është ende shumë e gjatë”, theksoi Guardiola duke u ndalur në fund tek paraqitja e Haaland:

“Ai, Messi dhe Ronaldo vijnë nga një tjetër planet. Të kesh Haaland përpara të jep shumë besim. Është bukur ta nisësh në këtë mënyrë, i bëj komplimente djemve”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes.

Nuk kishte shumë për të thënë pas një humbje të tillë, Antonio Conte, ishte e qartë për të gjithë se historia e këtij takimi ndryshoi totalisht pas kartonit të kuq të Di Lorenzo-s:

“Më vjen keq, këto janë ndeshje ku një e kuqe shkatërron gjithçka. Të luash kundër Man.City është e vështirë, aq më tepër kur je me 10 lojtarë. Gjithsesi, jam i lumtur me paraqitjen dhe me dëshirën e lojtarëve, largohem nga këtu me një ndjesi pozitive”, u shpreh Conte pas ndeshjes.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×