“Fjalimi i Diellës ishte shkruar nga kryeministri”, Gazment Bardhi: E kthyen Kuvendin në teatër kukullash, tenderat kontrollohen nga…

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” e drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa.

Bardhi tha se deputetët e PD ishin përgatitur për oponencë serioze ndaj programit politik të qeverisë por fjalimi i Diellës ishte arsyeja e tensioneve që shpërthyen në seancën e së enjtes.

“Kryeministri foli 5 minuta dhe asnjë nga kolegët nuk e pengoi të bëjë preznatimin se e ka detyrim kushtetues.

Në një moment të prezntimit të tij, kryeministi për tu tallur me Kuvendin dhe duke marrë kompetencat e kryetarit, tha t’ja kaloj fjalën ministres virtuale Diellës, këtu reaguam ne.

“Opozita është në Kuvend dhe duam t’ja vendosim kufirin mazhorancës. Mesa duket ja prishëm fjalimin kryeministrit, tekstin e tij për Diellën që e kishte shkruar vetë.

Gazment Bardhi: Secili nga kolegë të mi, ishte përgatitur për një oponencë serioze ndaj programit politik që ishte një tallje tjetër pë shqiptarët dhe Kuvendin.

Ka një keqinterpretim bga qeveria, hedhja e kushtetutës i përket momentit kur pa debat ishte hapur votimi. Ai reagim ka qenë ndaj kryeministrit e kryetarit të kuvendit.

Kryeministri foli 5 minuta dhe aasnj ënga kolegët nik e pengoi të bëjë preznatimin se e ka detyrim kushtetues. Në një moemnttë prezntimit të tij, kryeministi për ty tallur me kuebd dhe tha ja kaloj fjalën ministres virtuale Diellës, këtu reaguam, jemi në kuvend dhe duam tja vendosim kufirin mazhorancës. Mesa duket ja prishëm fjalimin, tekstin e tij që e kishte shkruar

Tenderat koncensionet i kpntrollon rama, familja dhe krimi i organizuar, mund të fshihet pas diellës, satelitëve e dronëve por evërteta është që korrupsioni është rrënjosur si asnjëher më parë.

Ajo formë e prezantimit të përbërjes së qeverisë është fyese, ne sjemi teatër kukullash. Kuvendi është institucioni kushtetues i vendit.

Qëllimi ishte për të fyer deputetët e opozitës por ishte fyerje dhe për deputetët e mazhorancës.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×