FOTO/ Di Lorenzo “skuq” Napolin, Man.City e nis me fitore, Haaland për rekord

Një e kuqe e Di Lorenzo-s dhe një Haaland për rekord i shkatërrojnë Conte-s rikthimin në Champions, gjithashtu rikthimin e De Bruyne në Mançester, me mesfushorin belg që u trajtua si një mbret nga tifozët e qytetarëve. Futbolli është i paparashikueshëm pikërisht për detaje të tilla, si ai i minutës 21-të, ku kapiteni i Napolit ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Haaland. Me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit ndëshkoi Di Lorenzon me karton të kuq, ndërsa Conte u detyrua më pak të ulte në stol De Bruyne.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, në minutën e 56-të Haaland me kokë dërgoi topin në rrejt duke kaluar Man.City në avantazh. Ky ishte një gol historik për “bomberin” norvegjez, goli i 50-të në 49 ndeshje. Për të mbyllur llogaritë me Napolin mendoi Doku, me sulmuesin belg që vallëzoi brenda në zonë duke dyfishuar shifrat në minutën e 65-të. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Man.City që i bën një nisje me 3 pikë këtij edicioni të Champions League.

  • foto galeri
  • foto galeri

E kuqja e Di Lorenzo-s mori faqet e para të mediave italiane: “Napoli me të kuq, fiton City, azzurrët për 70 minuta me 10 lojtarë”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Debutim i shkatërruar, frenohet Napoli, për 70 minuta me 10 lojtarë”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×