Që nga e hëna, babai i Denis Ruçit, Pano Ruçi, ka nisur një grevë urie para Parlamentin Grek.
Kjo është mënyra që baba i 22-vjeçarit ka zgjedhur të protestojë në lidhje me humbjen e të birit 2 vite më parë në tragjedinë ne Tempi, ku aksidenti hekurudhor u mori jetën dhjetëra personave.
Pano Ruçi kërkon që trupi i pajetë i të birit të zhvarroset, pasi ai mendon që është mashtruar nga qeveria greke, dhe trupi i të birit nuk ndodhet në banesën e fundit, por u dogj si shkak i lëndëve djegëse gjatë aksidentit.
© BalkanWeb