Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgjet Rurale të Kasandrës. Siç raportojnë mediat greke, mungesa e të riut shqiptar raportohet se është zbulua pasditen e djeshme.
Administrata e burgut njoftoi menjëherë Departamentin e Policisë së Kasandrës për të filluar hetimet me qëllim gjetjen e tij.
Bëhet me dije se të burgosurit në Burgjet Rurale të Kasandrës jetojnë në një regjim gjysmë të lirë, duke ofruar punë në mjediset e Institucionit Korrektues
© BalkanWeb