“Kërkohet një tenor” hap sezonin e ri në Teatrin Kombëtar, regjisori Armand Bora: Vënia në skenë e komedisë pati vështirësi, por u prit mirë

Regjisori Armand Bora ishte i ftuari i fundit i emisionit “Kjo Javë” në News24, që moderohet nga Nisida Tufa. Bora hapi sezonin e ri në Teatrin Kombëtar me komedinë “Kërkohet një tenor”, ku publiku e ka pritur shumë mirë.

“Kërkohet një tenor” cilësohet si një nga krijimet më të arrira dhe argëtuese të Ludëig. Ajo u shfaq për herë të parë në Londër në vitin 1986 dhe më pas qëndroi në Broadëay për 14 muaj me radhë.

Bora tregoi vështirësitë e vënies në skenë dhe përgjegjësinë që mbarte kjo komedi, pasi përvecse ishte shfaqja e parë për sezonin e ri, përzgjedhja e grupit realizues apo elemtenti muzikor e vështirësoi jo pak punën.

Armand Bora: Sot mbyllëm edhe natën e dytë, një publik i interesuar për shfaqjen. Patëm një shkëputje prej tre muajsh, prandaj kishim një emocion të dyfishtë, pasi hapnim sezonin e ri. Ishte kënaqësi e madhe, pasi publiku na priti mirë. është një moment interesant për cdo regjisor për të zgjedhur grupin me të cilin do të punosh, por ne kemi një kast të mirë aktorësh. Vetë natyra e komedisë më kushtëzonte pak.

Kishim një tjetër sfidë, që ishte elementi i muzikës. Bëmë bashkëpunim me Teatrin e Shkodrës, jo vetëm në aspektin e aktorëve, por edhe në atë financiar. Kështu që premierën e patëm në Shkodër, në një qytet që e do humorin dhe bën humor. Por në Tirana ka një tjetër publik dhe na duatrokritën.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×