Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigurisë, duke mos lejuar lirimin e tij nga qelia.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë. Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin.
© BalkanWeb