Parashikimi i motit për sot, 19 shtator 2025

Parashikohet rritje e vlerave barike në territorin shqiptar për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant përgjatë gjithë paradites.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore- juglindore, megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet dominant edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritet në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizëz deri në 33°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Beratit

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×