Pas betimit të skuadrës ‘Rama 4’ para presidentit Begaj, kryeministri dhe ministrat e rinj në këmbë drejt Kryeministrisë. Sot mbledhja e parë e qeverisë

Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Pas betimit të kabinetit qeveritar në Presidencë, para presidentit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj, do të dalin nga godina e Presidencës në këmbë, ashtu siç ndodh përherë.

Më pas i pari i qeverisë, bashkë me vartësit e tij do t’i drejtohet godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahet dhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave.

Nuk dihet se cilët do të jenë vendimet e para që do të marrin kjo qeveri, ndërsa në fokus të këtij mandati është integrimi i vendit në BE.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×