Planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në Kuvend, AGSH letër Peleshit: Të respektohet liria e medias, të zbatohen standardet ndërkombëtare

Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH shprehet se një grup prej 26 organizatash shqiptare dhe të huaja, përfshirë organizata për lirinë e medias dhe shoqërinë civile, kërkojnë nga kryeparlamentari Niko Peleshi që të anulohen planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në parlament.

Këto organizata shprehin shqetësimin e thellë për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar praninë e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.

Ata kërkojnë ruajtjen e transparencës dhe aksesit të gazetarëve në Parlament, si dhe shmangien e praktikave që dëmtojnë lirinë e medias.

Postimi i Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë:

Sot, 26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe drejtuesve të grupeve parlamentare.

✍️ Organizatat shprehin shqetësimin e thellë për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar aksesin e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.

📌 Në këtë letër kërkohet:

  • Ruajtja e transparencës dhe aksesit real të gazetarëve në Parlament;
  • Shmangia e praktikave që kufizojnë pyetjet spontane dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me deputetët e ministrat;
  • Zbatimi i standardeve europiane për lirinë e medias si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

Ky është një apel i 26 organizatave që thekson se kufizimi i qasjes së gazetarëve do të ishte një hap i rrezikshëm prapa për demokracinë dhe transparencën në vend.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×