“Rikonfirmimi i Ballukut ishte surpriza më e madhe e qeverisë”, Bardhi: U vërtetua se ajo e mban nën presion e shantazh Ramën, quajeni qeveria Balluku 1

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” e drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ku komentoi, mes të tjerash, edhe përbërjen e qeverisë së re, ku ai pohoi se surpriza më e madhe ishte rikonfirmimi i Belinda Ballukut në pozicionin e saj.

Sipas Bardhit, kjo tregon edhe njëherë se ato që qarkullojnë si fjalë në ambientin politik dhe mediatik që zonja Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit apo për shkak të lidhjes me krimin e organizuar që ajo ka, rezultuan të vërteta.

Gazment Bardhi: Per mua, surpriza më e madhe e kabinetit të ri qeveritar ishte rikonfirmimi i personit më të korruptuar në 35 vite qeverisje demokratike, që është zëvendëskryeminstrja Belinda Balluku. Kjo tregon edhe njëherë se ato që qarkullojnë si fjalë në ambientin politik dhe mediatik që zonja Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit apo për shkak të lidhjes me krimin e organizuar që ajo ka, rezultuan të vërteta.

Po të shikosh kabinetin, duket i ndarë gjysmë për gjysmë, disa ushtarë të Belinda Ballukut dhe gjysma tjetër të Edi Ramës. Nuk e di nëse mund ta quajmë qeveria Rama 4 apo qeveria Balluku 1.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×