Lautaro Martinez është gati të rikthehet në fushë pas një periudhe pushimi për shkak të dhimbjeve të shpinës, dhe pritet të rikthehet në formacionin titullar të Interit në ndeshjen ndaj Sassuolos. Shumë mundësi për të parë sërish dyshen e sulmit Thu-La, megjithatë Chivu mund të bëjë disa rotacione, duke përfshirë edhe heroi i ndeshjes në Amsterdam, Thuram. Interi ka tashmë një grup lojtarësh të rinj që ofrojnë garanci, si Pio Esposito dhe Bonny, që kanë treguar se mund të bëhen protagonistë.
Ndryshime janë të mundshme edhe në mbrojtje dhe mesfushë: Bisseck mund të niset në të djathtë të mbrojtjes, De Vrij do të qëndrojë në qendër pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Amsterdam, ndërsa Carlos Augusto është favorit në të majtë. Në mesfushë, Sucic mund të marrë vendin e Mkhitaryan.
Edhe portieri mund të ndryshojë, me Martinez që mund të nisë nga minuta e parë duke lën portierin Sommeri në stol. Chivu theksoi se nuk do të bëjë rrotacion në portë vetë sepse kërkohet nga opinion public. Megjithatë në shtëpinë zikaltër duket se rotacionet do të jenë një pikë kyçe për një menaxhim të duhur të energjive gjatë këtij sezoni, për të cilin tekniku rumun Christian Chivu dhe stafi I tij do duhet ta kenë maksimalisht në vëmendje, në mënyrë që Interi të jetë kompetitiv në të treja kompeticionet.
© BalkanWeb