Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës Bledi Çuçi, ka zhvilluar të premten një mbledhje me kryesinë e këshilltarëve socialistë në Vlorë, për të diskutuar për kandidatin për kryetar bashkie që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, pas dorëheqjes së ish- kryebashkiakut Ermal Dredha.
Mësohet se Elis Halili, aktualisht nënkryetar bashkie, është emri që pritet të propozojnë këshilltarët socialistë.
Burime nga takimi bëjnë me dije se Çuçi ka theksuar se nuk është mirë që këshilltarët socialistë të dalin me disa emra në mbledhjen e të hënës, ndaj duhet të ketë një kandidaturë të vetme.
© BalkanWeb