Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të cilët tentuan të fusin mallra kontrabandë nga Greqia, veshje, produkte ushqimore dhe konfeksione të ndryshme.
Në pranga kanë rënë Apostol Petro dhe Olger Hoxha si dhe u sekuestruan veshjet, produktet ushqimore dhe konfeksionet e ndryshme të kontrabanduara.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë:
1- autobusin me drejtues shtetasin Olger Hoxha, 48 vjeç, banues në Korçë;
2- automjetin me drejtues shtetasin Apostol Petro 54 vjeç, banues në Elbasan.
Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit dhe të automjetit që këta shtetas drejtonin, u gjetën veshje të ndryshme, produkte ushqimore dhe konfeksione, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të dy shtetasit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
© BalkanWeb