Një 42-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pas denoncimeve të shumta të qytetarëve se rrëmbente me dhunë varëset e floririt nga qafa.
Në pranga ka rënë Emilian Ramadan, ndaj të cilit policia ka zbardhur dhe dokumentuar 3 raste konkrete.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë të këtij shtetasi, pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.
© BalkanWeb