Policia iu vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit. Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
© BalkanWeb