“Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme”, Rama batuta me mjekët e QSUT: Jeni nazelinj e tekanjozë të mëdhenj, vetë e keni thënë…

Në fund të ceremonisë së prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, në ambientet e QSUT-së, kryeministri Edi Rama shkëmbeu dhe batuta me mjekët pjesëmarrës, duke iu drejtuar për ministren se “është shumë e mirë por dhe shumë e rrezikshme.

“Uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani”, tha Rama, duke theksuar se ministrja Sala ka qenë pjesë e bluzave të bardha të QSUT, pas diplomimit në fakultetin e Mjekësisë.

Kryeministri Rama i ka quajtur me humor nazelinj dhe tekanjozë mjekët, duke theksuar se kjo është diçka që na e keni mësuar vetë,

“Jeni nazelinj e tekanjozë të mëdhenj, edhe për shkak edhe të  stresit të madh besoj, nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë”, tha Rama.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×