Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me Diellën, si ministër “jo njeri” që sipas tij, nuk do të jetë e para në qeveri.
Rama tha se kjo do ti shërbente shumë më mirë publikut dhe shërbimi është më efikas duke iu referuar Kroacisë e cila sipas tij, shpenzoi 7 vjet për të bërë punën që “Diella” po e bën në më pak se 2 vjet.
“Kaq e thjeshtë është diferenca. Të gjithë ata që nuk dinë çfarë të flasin, por të gjithë ju dhe e gjithë administrata e ministrive që duhet të angazhohet shumë fort për ta çuar inteligjencën artificiale në çdo skaj”, tha Rama.
Më tej duke vijuar me sfidën e qeverisë në mandatin e katërt, integrimin, Rama tha se BE po na jep mundësi të mbyllim negociatat në 2027.
“Përveç reformave, angazhimeve dhe të gjitha rezultateve na duhet pikërisht inteligjenca artificiale se fizikisht do ishte e pamundur që 4 mijë ligje, akte ligjore të nevojshme për plotësimin e kushteve teknike t’i bënim me përkthyes njerëz.
Diella nuk harron asgjë, nuk i ndërhyn askush, nuk ia prish humorin asnjë, nuk fle gjumë, nuk thotë po shkoj të ha ose më hahet prandaj s’po punoj”, tha Rama.
© BalkanWeb