Ish-kryenegociatori me BE, Zef Mazi në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në News24, përballë moderatores Nisida Tufa u shpreh kundër shkrirjes së Komisionit të Integrimit. Ai tha se kjo tregon se një çështje që duhet të jetë prioritet si integrimi, duket se është diçka që se ke me zemër, duke shigjetuar kështu qeverinë ‘Rama’.
“Nuk është vepruar drejte më shkrirjen e Komisionit të Integrimit. Të bashkosh Komisionin e Integrimit, kur në fakt e ke prioritet, do të thotë se nuk e do, se ke në zemër. Shkrirja e Komisionit, për ta bërë një praktikë të gjerë, mbart një problem tjetër që duhet parë me kujdes. Ministria e Jashtme do të merret me marrëdhëniet e dy shteteve, apo vetëm më çështje të unionit? Mendimi im është që mund të jepen justifikime, por duhej të ishte siç ishte. Nuk është mirë që të ndahen. Është njësoj si të hapësh grup-kapitujsh. Sa më shumë kapituj të hapen, aq më shumë vështirësi ka për t’i mbyllur. Ekipet e mëdha duhet të jenë të specializuar. Duhet të mbyllim të paktën 1. A do të mbyllet në 2026. Unë dyshoj se mbyllet.”, tha ai.
Mes të tjerash ai tha se nuk duhet të krijohet përçarje dhe debate mes vendeve të Ballkanit për çështjen e integrimit. “Ne kemi ende mungesë të institucionet që është i dedikuar për integrimin. Ka një ndryshim në këtë rrugë. Por ka disa shtete që i kanë hapur një grupkapujsh, por asnjë nuk kanë mbyllur deri tani. Por ka disa nga shtetet që i janë hapur negociatat. Ka një ndryshim të vogël për ne, por nuk duhet të merret për të mirëqenë, pasi do të krijojë pakënaqësira mes vendeve në Ballkan. Shteti duhet të bëjë maksimalen. Korpusi ligjor zbatohet 70 përqind e tij nuk zbatohet në qendër. Sa njerëz janë të përgatitur për këto çështje?! Ne kemi ende mungesë të institucionet që është i dedikuar për integrimin.”, pohoi ai.
© BalkanWeb