Shqiptarët jetojnë më pak se në BE, Instat: Jetëgjatësia në vendin tonë, 79.1 vjeç

Në Europë, jetëgjatësia pritet të jetë 81.7 vjet në vitin 2024. Ndërsa, sipas të dhënave të INSTAT për Shqipërinë, jetëgjatësia është 79.1 vite.

Një fakt që vihet re në vendin tonë është se gratë jetojnë më gjatë se burrat, me një diferencë prej 3.6 vjetësh.

Në Bashkimin Europian, jetëgjatësia në lindje ishte 81.7 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.3 vjetësh krahasuar me vitin 2023. Italia dhe Suedia kanë regjistruar jetëgjatësinë më të lartë.

Jetëgjatësia më e ulët u vërejt në Bullgari (75.9 vjet), Rumani (76.6 vjet) dhe Letoni (76.7 vjet).

Krahasuar me periudhën para pandemisë në vitin 2019, nga 26 vendet e BE-së, 24 kanë shënuar një rritje të jetëgjatësisë në vitin 2024.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×