Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për se nga kjo përplasje dy persona kanë humbur jetën. Bëhet fjale për Valentin Bluda dhe Nikoll Bluda.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të ndodhur.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© BalkanWeb