Vllaznia në prag, Dobi: Vlerësoj rivalin, por Teuta futet në fushë për fitore

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes Vllaznisë.

“Gjithmonë kur fiton duhet të jemi të kënaqur, por duhet të kemi vazhdimësi dhe stabilitet. Kjo jo vetëm në futboll, por edhe në jetën e përditshme është shumë e rëndësishme.

Këto ndeshje na kanë kushtuar jashtëzakonisht nga ana fizike dhe psikologjike. Brenda 3 ditëve, dy ndeshje, shumë të rëndësishme me një nga favoritët e kampionatit shqiptar. Ngarkesa, ana psikologjike është më e lartë. Ana fizike do e shikojmë me Vllazninë, jemi munduar me stafin dhe klubin, që t’i japim të gjitha mundësitë e duhura lojtarëve që të rikuperojnë sa më shpejt.

Kjo fitore na ka dhënë jashtëzakonisht zemër, por duhet të dimë të jemi të ndërgjegjshëm sepse ndonjëherë euforia nuk të dërgon aty ku duhet, gabon në më të shumtën e rasteve. Tifozët mezi i presim, të vijnë akoma më shumë, të na mbështesin. Nga presidenca dhe i gjithë klubi po bëhet punë e jashtëzakonshme, për të ngritur Teutën në ato nivele që i takon, ato nivele që i takon këtij qyteti dhe sportdashësve. I ftojmë sepse do shohin një ekip si në vitet 90, që të jetë krenar për atë që pretendon në fushë

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×