Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Kapri: Na duhet një kandidat apolitik, të mos i hapë telefonin as Berishës, as Shehajt nëse fiton nesër

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i ftuar këtë fundjavë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur hapur për klimën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme të parakohshme në Tiranë. Kapri kritikoi mënyrën se si kryeministri Edi Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kryetare bashkie të Tiranës, duke e cilësuar si një emër që do t’i shërbejë vazhdimësisë së pushtetit dhe jo qytetarëve.

“Rama menjëherë shpalli kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu. Mënyra si e bëri është e qartë: Manastirliu do i shërbejë pushtetit të Ramës nesër,” u shpreh Kapri gjatë intervistës.

Duke vënë theksin te nevoja për një alternativë të re nga opozita, Kapri tha se Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që të jetë larg politikës së vjetër dhe të fokusohet te qytetari.

“Opozita duhet të bëjë të kundërtën. Tiranës i duhet një kryebashkiak që jeton për qytetin, mundësisht një njeri apolitik, i besueshëm dhe jo i korruptuar. Një njeri që, edhe nëse fiton nesër, të mos ia hapë telefonin as Sali Berishës e as Agron Shehajt,” tha ai.

Kapri sugjeroi që kandidati ideal mund të vijë nga fusha të ndryshme si biznesi, drejtësia apo akademia, duke i bërë thirrje opozitës të mendojë jashtë kufijve të politikës tradicionale.

“Kemi biznesin, ligjin, pedagogjinë brenda dhe jashtë vendit. Pse të mos kërkojmë aty një model të mirë për qytetarët e Tiranës? Kryebashkiaku i Prishtinës ishte një arkitekt në Londër. Është e vështirë të gjejmë një kandidat të tillë ne?” shtoi deputeti.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×