Dinamo do të përballet sot me skuadrën e Bylisit në kuadër të javës së katërt të Superiores, ku pas një pritjeje të gjatë, rikthehet të luajë në “Selman Stërmasi”.
DINAMO
Dy humbjet e fundit në kampionat, e kanë kthyer fitoren në detyrim për të besuarit e Dajës, të cilët nuk do ta kenë të lehtë përballë Bylisit, që si trajner ka Mirel Josën, një teknik që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Rikthimi në “Selman Stërmasi”, ka zgjuar jo pak interesin e tifozëve dhe pritet që në ndeshjen e së dielës, të ketë prezencë të konsiderueshme, duke marrë parasysh edhe faktin se luhet në orën 16:00.
BILETAT- Dy ditë më parë, Dinamo ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes kunder Bylisit. Tribuna ballore dhe tribuna e miqve, do të kushtojë 300 lekë, ndërkohë që tribuna qëndrore do të kushtojë 1000 lekë. Për Dinamon, kjo është hera e parë që luan në “Selman Stërmasi” që pas rikthimit në Superiore, pasi më parë ka luajtur në “Elbasan Arena” dhe disa herë në “Air Albania”.
MUNGESAT- Daja nuk do të ketë në dispozicion Nanin i cili është pezulluar me karton të kuq, teksa jashtë për këtë ndeshje do të jetë sërish Saliu Guindo. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në stërvitje pak ditë më parë dhe është stërvitur individualisht, teksa stafi teknik pritet që të mos e rrezikojë për ndeshjen e së dielës, pasi një dëmtim tjetër, do ta mbantë larg fushave për shumë javë të tjera.
© BalkanWeb