Takimi i Ligue 1 mes Marseille dhe PSG, i planifikuar të mbahet në Stade Vélodrome, nuk do të luhet këtë të dielë. Shkak është bërë moti i keq, me lajmin që është bërë i ditur së fundmi nga prefekti i Bouches-du-Rhône për AFP.
“Ndeshja është shtyrë sepse mund të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu me rreziqe të konsiderueshme për rrjedhje uji në zonat urbane”- shkruhet në njoftim. Mbetet të shihet se kur do luhet klasikja.
© BalkanWeb