Një kandidat i denjë i PD për Tiranën përballë Manastirliut? Surprizon Paloka: Po të më thonin, do ta mendoja…

Surprizon Edi Paloka. Teksa ishte i ftuar në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, u pyet nëse do të donte të ishte përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, ai tha se do ta mendonte.

Paloka tha se nuk do të mendonte për veten, por për demokratët në këtë rast.

“Ka emra të vjetër madje, cilësor, me integritet, me cilësi pozitive që duhet të ketë një politikan. Ndoshta janë të rralla. Por nuk është ky problemi. Përballë kemi ata që kemi, janë të zhytur. Ogerta, apo të tjera. Janë të zhytur. Diskutohet avantazhi ynë me këta individë.”, tha ai.

Pyetje: A do të kandidoni?

Edi Paloka: Po të më thonin, edhe do ta mendoja…po. Jo për veten. Edhe të tjerët kanë të drejtë të bëjnë zgjidhjet e veta dhe zgjedhjet e veta. Është një garë, që në kushtet që jemi, me Ramën nuk ka zgjedhje! Këtë gjë e them prej vitesh.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×