Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët pranë kryqëzimit të Fushë-Vërrisë në Sarandë.
Sipas informacioneve të para, deri në këto momente nuk ka ndërhyrje nga zjarrfikësit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që po fryn në rajon.
Është e disata herë brenda pak muajsh që kjo zonë përfshihet nga flakët.
© BalkanWeb