Tritan Shehu: Një botë e tërë është me Charlie Kirk, ndërsa deputetët e Rilindjes nuk u ngritën as në këmbë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën krahasimin për respektimin e akyivistit Charlie Kirk, teksa në Arizona qëndra mijëra njerëz kryejnë nderimet e fundit, në Kuvendin e Shqipërisë deputetët e mazhorancës nuk u ngritën as në këmbë.

Shehu shkruan se “nuk e di si ndjehen sonte ata kolegë deputetë që qëndruan ulur, duke mohuar edhe respektin minimal për atë dëshmor të luftës me censurën?!

Postimi i Tritan Shehut:

Në nderim të Charlie Kirk, sonte qindra mijëra në Arizona!

ShBA, një Botë e tërë është me atë.

Kongresi amerikan mban një minutë heshtje dhe ngre lart veprën e tij.

Ndërsa Rilindja e regjimit këtu jo, vetëm hesht…

Por deputët e saj nuk denjuan as të ngrihen në këmbë qofte dhe një minutë të vetme për të respektuar atë, që u vra për lirinë e fjalës!

Nuk e di si ndjehen sonte ata kolegë deputetë që qëndruan ulur, duke mohuar edhe respektin minimal për atë dëshmor të luftës me censurën?!

Në kontrast të plotë kjo me atë që po ndodh në Arizona, SHBA, Botën demokratike.

Së paku t’i vrasë ndërgjegja…

Se ndjesë nuk kanë aq guxim e liri që të kërkojnë!

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×