Dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spitalin Baglieri në Modica të Italisë.
Të shtënat ndodhën sot rreth orës 14:00 në sheshin qendror Piazza Gramsci në Scicli.
Dy grupe, shqiptarë dhe tunizianë, u përleshën, me shumë mundësi për ndarjen e territorit. Gjatë rrëmujës, të dy grupet u përplasën dhe ndoqën njëri-tjetrin. Karabinierët nga stacioni i Scicli-t dhe kompania Modica po hetojnë rastin.
© BalkanWeb