VIDEO/Çekiçi shfaqet protagonist, gjen golin në Algjeri

Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi, ka realizuar gol me Belouizdad, në kampionatin algjerian, duke dhuruar një performancë premtuese për tifozët në barazimin 1 me 1 të arritur ndaj El Bayadh në transfertë.

Gol i bukur dhe i rëndësishëm, i shënuar në minutën e 52-të të sfidës, që tregon aftësitë e tij teknike dhe vizionin në mesfushë. 

 

Pogradecari ka treguar qartësisht se mund të bëhet një element kyç për ekipin e tij, duke sjellë energji, kreativitet dhe efektivitet në fazën sulmuese. Ky gol i parë mund të shërbejë si motivim për vazhdimësinë e sukseseve në kampionat dhe për konsolidimin e pozicionit të tij në formacion. 

Mesfushori vijon adaptimin me skuadrën e tij të re në ligën algjeriane, teksa kjo ishte vetëm ndeshja e tij e katërt. Në të kaluarën Çekiçi ka qënë pjesë e Adanaspor, Pendikspor, Koniaspor, Ankaraguçu, Olimpja Ljubjana, Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×