Nuk ka fitues në supersfidën e kësaj jave në Premier League mes Arsenal dhe Manchester Cityt. Takimi i luajtur në Londër, përfundoi në shifrat 1-1.
“Qytetarët” kaluan të parët në epërsi me anë të Haaland por nuk mbrojtën dot rezultatin deri në fund. Gooners u shpërblyen për presionin e bërë dhe vendosën ekuilibrat me Martinellin në fund.
Ekipi i Artetës është në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa të besuarit e Guardiolës janë në vendin e 9-të me 7 pikë.
© BalkanWeb