ABI BANK feston 10 vjetorin

Banka Amerikane e Investimeve festoi 10 vjetorin e saj ne ambientet e Pallatit te Brigadave. Qe prej vitit 2015, ABI Bank eshte rritur 10 – fish dhe ne fund te vitit 2025 pas bashkimit me NOA pritet te arrije ne 2 miliarde dollare. Me pothuaj 1000 punonjes, grupi ABI Bank qe perfshin edhe NOA, raporton rritjen me te larte ne sektorin bankar ne 10 vitet e fundit dhe fitimshmerine me te larte ne tre vitet e fundit.

Ne eventin e mbajtur me rastin e pervjetorit, Z. Igli Sulaj falenderoi klientet, punonjesit dhe te ftuar te nderit mes tyre Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Z. Gent Sejko, Ministren Delina Ibrahimaj, dhe Chargé d’Affaires te Ambasades Amerikane ne Shqiperi Znj. Nancy VanHorn.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise ne fjalimin e tij tha se “pas një periudhe 10-vjeçare, mund të themi me bindje se strategjia e ndjekur nga ABI Bank, sado sfiduese që konsiderohej në fillim, ka rezultuar plotësisht e suksesshme, si për investitorët, ashtu edhe për promovimin e një konkurrence të shëndetshme në treg”.

Ministria Delina Ibrahimaj vleresoi leadershipin, rolin dhe vizionin e ABI Bank ne zhvillimin e ekonomise shqiptare me fokus investimet ne sektorin e turizmit shume perpara se ky sektor te arrinte suksesin e viteve te fundit.

Kathryn Swintek, kryetare e bordit te ABI Bank dhe Greg Katz, perfaqesues i NCH Capital, nje fond investimesh amerikan qe vazhdon te investoje ne Shqiperi prej pothuaj 20 vitesh, shprehen vleresimin per suksesin e ABI Bank si dhe besimin ne zgjerimin e metejshem te aktivitetit te NCH ne rajon. Ai theksoi se ABI ka mbeshtetur kauza sociale dhe ka sjelle zgjidhje inovative per bizneset vendase.

Andi Ballta, CEO i ABI bank u fokusua ne rendesine qe kultura e ABI Bank ka luajtur ne suksesin e bankes. Ai tha se ABI Bank do te vazhdoje te investoje ne turizem, bono korporative lokale dhe monedhen shqiptare si dhe mbeshtetje ne aktivitete bamiresie, art, kulture dhe sport. ABI Bank eshte investimi me i madh amerikan ne Shqiperi me total kapital rreth 200 milion dollare.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×