Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë. 2 të plagosurit dërgohen në spital

Njé aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos pranë një karburanti. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tonazhit të rëndë i cili ka qënë i parkuar.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×