Dorëheqja e Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet për të caktuar zëvendësin e tij, ja emrat e përfolur

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, Këshilli Bashkiak është duke zhvilluar në këto momente mbledhjen për zëvendësimin e kryebashkiakut.

Në mbledhje po diskutohet zëvendësimi i kryetarit të dorëhequr, me një nga nënkryetarët aktualë.

Emrat që lakohen për zëvendësimin e Ermal Dredhës janë Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023, ku zëvendësoi Dritan Lelin.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×