“Duhet respektuar procedura ligjore për shkarkimin e Veliajt”, Dorian Teliti: Çdo shkelje do të rëndojë mbi qytetarët

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet nesër më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.

Ai u shpreh se Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht sot dhe për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin.

Teliti theksoi se  çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë  mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.

 Sipas tij, shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore.

Postimi i Dorian Telitit:

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×