“E kishin parë duke tymosur në lokal”, Albana Koçiu konfirmon shkarkimin e Andi Mahilës nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka konfirmuar  zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila pasi ky i fundit ka konsumuar cigare në shkelje të ligjit anti-duhan.

Koçiu shkruan se denoncimi erdhi nga një bashkatdhetar në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

“Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra”, shkruan ministrja Koçiu.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×