Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila pasi ky i fundit ka konsumuar cigare në shkelje të ligjit anti-duhan.
Koçiu shkruan se denoncimi erdhi nga një bashkatdhetar në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
“Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra”, shkruan ministrja Koçiu.
© BalkanWeb