Kamëz/ Shpërndanin kokainë në doza, përfundojnë në pranga dy persona në Kamëz

Policia ka goditur dy raste të shitjes së lëndës narkotike kokainë në zona të ndryshme të Kamzës, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e dozave të gatshme për tregtim.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të kontrolleve sistematike për goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Të arrestuarit janë shtetasit F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetet e tyre, në zonat e Valiasit dhe në rrugën “Ismail Qemali”, u gjetën doza të lëndës narkotike kokainë, të ndara dhe të gatshme për shitje.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×