Jonathan Pano, drejtor ekzekutiv i Institutit për Liri dhe Trashëgimi dhe një nga organizatorët e Memorialit në nderim të Charlie Kirk, tha se në Shqipëri janë hapur klube konservatore të cilat nisin zyrtarisht më 6 tetor, me nisjen e vitit të ri akademik.
Në një lidhje me Log, Pano tha se Instituti për Liri dhe Trashëgimi ka dërguar një kërkesë për një bashkëpunim institucional me Turning point USA , lëvizje e cila pas vdekjes së Kirk po konsiderohet të hapet përtej Amerikës.
“Kërkesa është dërguar për të hapur kapitujt e turningpoint USA, dhe gjithashtu jemi në bashkëpunim me disa universitete për të krijuar klube konservatore.
Nisja zyrtare e veprimtarisë së Klubit konservator bëhet më 6 Tetor kur nis edhe viti akademik ne Shqipëri, por që gjithçka ështe e mbyllur me nje universitet në Shqipëri.”, tha Pano.
Jonatan Pano: Charlie Kirk ishte një i ri që e nisi nga një garazhd dhe nisingiriti një lëvizje globale, jo vetëm kombëtare.
Mesazhi i tij ishte i drejtpërdrejtë, që famlija ka rëndësi, besimi ka rëndësi, liria e fjalës ka rëndësi. Këto nuk janë ide amerikane, por themeli i qyetërimit perëndimor. Dhe unë besoj dhe kulturës shqiptare. Dhe ta quash Charlie Kirk ekstremist është njsoj sikur të thuash mbrojtja e familjes është krim. Jo, ky është konservatorizëm është lriai e vërtetë.
Në Shqipëri po përballemi me të njëjtat presione, që Kirk denonconte në SHBA. Kemi fondacione ndërkombëtare që duan të imponojnë përpjekje për të shtypur zërin konservator.
Unë po shpresoj që lëvizja turning point të hapet këtë vit në Shqipëri. dhe gjithashtu me hapjen e klubeve në universitete të ndryshme në Shqipëri me vitin e ri akadameik që fillon pas dy javësh. Ne kemi marrë konfirmim nga një prej universiteteve në vend. Ne kemi nevojë që të rinjtë e të rejat të jenë mobilozuar për kontekstin se cfarë po ndodh në Shqipëri.
© BalkanWeb