Koçiu shkarkoi zv ministrin se piu cigare në zyrën e shtetit, Balliu: Qeveria e drogës dhe bandave luan teatër

Ministria e Brendshme shkarkoi zëvendësministrin për konsumim cigareje në zyrë shteti.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, e cilësoi këtë vendim si një teatër për të shmangur problemet reale të vendit. Sipas tij, qeveria po përqendrohet në çështje të parëndësishme, ndërkohë që droga, trafiku dhe kriminalizimi i institucioneve mbeten sfidat kryesore.

Balliu kritikoi ashpër qeverinë për dështimet në sigurinë e qytetarëve dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Postimi i deputetit të PD-së Klevis Balliu:

Qeveria e drogës dhe bandave luan teatër me cigare

Qeveria vazhdon të tallet me qytetarët.

Ministria e Brendshme shkarkon zëvendësministrin jo për aferat e krimit, por sepse pinte cigare.

Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja. Problemi është droga dhe trafiku i saj, është kapja dhe inkriminimi i institucioneve, është politizimi dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit, është bashkëpunimi i politikës me krimin e organizuar. Ju sot jeni përfaqësuese e kësaj politike, si ministre e një qeverie më të korruptuar dhe më të inkriminuar se çdo qeveri tjetër në historinë e vendit.

Detyra juaj nuk është të bëni spektakël me cigare, por të garantoni sigurinë e qytetarëve – një siguri që ka rënë në nivelet më dramatike, pasi dhjetëra shqiptarë të ndershëm kanë humbur jetën nga përplasjet e bandave që sollën partinë tuaj në pushtet.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×