Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve të përhershme, vetëm PS dorëzon propozime

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me fokus miratimin e listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe të listës së anëtarëve zëvendësues.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, në mbledhje u bë e ditur se për të dyja pikat e rendit të ditës, propozimet janë depozituar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë dorëzuar asnjë emër në këtë fazë.

Pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja do t’i kalojë për miratim seancës plenare të Kuvendit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×