Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani.
Teksa publikon foto të takimit, Lamallari shkruan se ndau me të prioritetet e dikasterit që ai drejton në kuadër të programit qeverisës. “Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane”, thotë Lamallari mes të tjerash.
Postimi
“Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani.
Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane.
Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!
© BalkanWeb