“Peleshi, ushtar i Ramës”, Blushi zbardh detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve: PL i ka gati emrat për Komisionet Parlamentare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në mbyllje të Konferencës së Kryetarëve tregoi detaje nga qëndrimi i opozitës në mbledhje.

Ai theksoi se Peleshi ka shkelur ligjin parlamentar, ndërsa shtoi se PL i ka gati emrat për Komisionet Parlamentare.

“Kemi ngritur si shqetësim faktin që kryeparlamentari ka shkelur kushtetutën. I kërkova kryetarit të Kuvendit që mos të shkelë të drejtat e gazetarëve. Ai duhet të respektojë të drejtat dhe lirinë e medias për të qenë prezent. Kjo gjë u refuzua.
I kemi zgjedhur anëtarët e komisioneve të PL. Por sot ishim për çështjen e shkeljes së kushtetutës. Fakti që s’i kemi dorëzuar, është çështje procedurale. Kuvendi në vend që të respektonte Kushtetutën, zgjodhi që në lartësinë e Kryetarit të Kuvendit zgjodhi të ishte ushtar i Ramës. Emrat tanë do të dërgohen në Kuvend. Nuk është çështje mosdordësie, por procedurash. Edhe PD e ka shprehur se nuk do të braktiset më Kuvendi.”, tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×