Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj-mazhorancës: Keni zhdukur parlamentarizmin, nesër mund të sillni Qenin Rex si ministër

Konferenca e Kryetarëve e zhvilluar sot në Kuvend ka pasur tone të ashpra dhe akuza direkte nga opozita ndaj mazhorancës. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, akuzoi mazhorancën për, siç u shpreh ai, “revansh politik dhe asgjësim të qëllimshëm të opozitës në Parlament”.

Gjekmarkaj theksoi se mungesa e kryetarit të grupit të PD-së në sallë është tregues i përjashtimit sistematik të opozitës. “Në vend që të krijoni kushte për punë parlamentare, me urdhra politikë po tentoni të asgjësoni opozitën dhe vetë Parlamentin,” deklaroi ai.

Deputeti demokrat e akuzoi Kryetarin e Kuvendit për sjellje si “atentator politik”, duke shtuar se çdo hapësirë për opozitën po mbyllet qëllimisht nga mazhoranca. “Na përjashtuat nga procesi i integrimit që në seancën e parë. Në të dytën, provokuat duke mos dashur të paraqisni qeverinë. Keni zhdukur parlamentarizmin,” tha Gjekmarkaj.

Ai kërkoi ripërsëritjen e seancës dhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit, duke theksuar se opozita do të iniciojë mocion për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit.

Në fund të fjalës së tij, Gjekmarkaj nuk kurseu ironinë: “Ju nesër mund të sillni Qenin Rex dhe ta paraqisni si Ministër të Brendshëm, që të lehë për 10 minuta. Kjo është serioziteti që ju keni për parlamentarizmin.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×