Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj u plagos në këmbë me armë zjarri. Ai tha se dyshohet se motivet mund të jetë atentati ndaj 37-vjeçarit ose një vetplagosje nga ana e tij.
Gazetari Mehmeti shtoi më tej se janë marrë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe se autoritetet po vijojnë hetimet. Ai theksoi se policia gjithashtu ka marrë në pyetje pesë persona, dhe pritet edhe dëshmia e 37-vjeçarit i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
“Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur. Motivet mund të jenë atentati ose vetplagosja nga ana e të plagosurit.Kamerat e sigurisë janë duke u mbledhur nga bizneset përreth.
Policia po vijon hetimet dhe dyshohet se mund të jetë edhe një vetëplagosje nga ana e 37-vjeçarit. Po vendoset edhe shiriti i sigurisë dhe autoritetet po vijojnë edhe hetimet dhe kanë marrë në pyetje edhe pesë persona. Pritet që të merret në pyetje edhe 37-vjeçari i cili ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh Mehmeti.
© BalkanWeb