Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë.

I plagosuri ndodhet në spital, raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar për se në të gjitha hyrje-daljet në Vlorë janë ngritur postblloqe, për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftim i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×