PSG luan ndaj Marseille, por në ceremoninë e Topit të Artë do jetë Dembele dhe dy shokë skuadre

Teatri Châtelet në Paris do të presë ceremoninë e Topit të Artë sonte në mbrëmje, në një edicion ku Paris Saint-Germain do të jetë në qendër të skenës. Ousmane Dembélé, i cilësuar si favoriti i qartë pas një sezoni të jashtëzakonshëm si në numra ashtu edhe në tituj, mund të bëhet mbreti i ri i futbollit botëror, megjithëse edhe brenda klubit parizien nuk guxojnë ta marrin si të mirëqenë.

Vlen të theksojmë se pavarësisht ceremonisë, PSG do të zbresë në fushë për takimin e shtyrë ndaj Marseille.

Gjithsesi, PSG do të përfaqësohet në ceremoni vetëm nga Dembéle, Doué dhe Joao Neves.

Doué është në garë për trofeun Kopa për lojtarin më të mirë të ri dhe Luis Enrique për trajnerin më të mirë. Për më tepër, lojtarë të tjerë si Hakimi, Nuno Mendes, Vitinha dhe Fabián Ruiz synojnë të përfshihen në formacionin më të mirë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×