Skandali me abuzimin e 16-vjeçares në Këlcyrë/ Gjykata e Gjirokastrës jep masën “arrest me burg” për tre të ndaluarit, përfshirë efektivin e shpallur në kërkim

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të ndaluarit e përfshirë në rastin e rëndë të abuzimit seksual dhe shtrëngimit financiar ndaj një vajze 16-vjeçare në Këlcyrë, ku dyshohet se janë përfshirë edhe dy efektivë të policisë.

Ndërkohë, e njëjta masë u caktua edhe për Artur Agon, 53 vjeç, i cili ishte shpallur më herët në kërkim dhe cilësohet si protagonisti i videos së bërë me të miturën, për të cilën më pas iu bë presion.

Sakaq, prokuroria dhe policia vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive individuale.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×