Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”, e cila do të mbahet këtë të hënë.
Klubi madrilen bëri të njëjtën gjë edhe në vitin e kaluar në shenjë proteste, pasi kishin kuptuar se Vinicius Junior nuk do të ishte fitues i çmimit individual, por Rodry.
Vini Jr është përsëri midis të nominuarve për çmimin, përfshirë Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe.
Dean Huijsen dhe Thibault Courtois janë gjithashtu kandidatë.
Lojtarja e Real Madridit dhe përfaqësueses së Skocisë, Caroline Ëier është gjithashtu në garë për Topin e Artë të femrave, ndërsa Linda Caicedo është kandidate për për lojtaren më të mirë nën 21 vjeç.
© BalkanWeb