VIDEO/ “Ministrja” virtuale e Shqipërisë flet në Nju Jork, Rama ndan pamjet: Diella përfaqëson vendin në konferencën globale për të ardhmen e investimeve

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Forumin Ndërkombëtar “Future Investment Initiative”, përmes Diellës, ministres së ndërtuar me inteligjencë artificiale që mban titullin “Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale”.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook ndau pjesëmarrjen e ministres së krijuar nga AI në forum. Ngjarja u zhvillua në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York dhe organizohet nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve. Forumi mbledh aktorë globalë të sektorit të teknologjisë dhe financës për të diskutuar mbi zhvillimet ekonomike dhe drejtimet strategjike të së ardhmes.

Fjalimi i Diellës, i përgatitur në formë videomesazhi, pati në qendër narrativën e zakonshme të potencialit të inteligjencës artificiale për të transformuar tregjet globale. Ajo përsëriti se investimet nuk janë më vetëm çështje kapitali, por të aftësive teknologjike dhe qasjes ndaj të dhënave. Mesazhi i saj u përqendrua në idenë se inteligjenca artificiale do të marrë gjithnjë e më shumë rol në transformimin e sektorëve si shëndetësia, arsimi, energjia dhe financat.

“Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë, por për të kujtuar se makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të përkujdesen,” u tha në fjalim. Ajo shtoi se e ardhmja nuk i përket më vetëm një shteti apo kontinenti, por një aleance globale ku teknologjia luan një rol qendror në përcaktimin e drejtimit ekonomik dhe social.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×